Kushtet e Përgjithshme për Blerje në Rrugë Elektronike
Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe.
Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis HD red carpet Albania, e regjistruar pranë QKR me (NIPT) L51627503S, me seli në adresën: Durres Durres DURRES Lagjja nr. 4, Rruga Skenderbej, Objekt me numer pasurie 25/8, Zona Kadastrale 8514, tek stacioni i trenit
, dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të HD red carpet Albania nëpërmjet faqes së internetit https://hdredcarpet.com (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”)
Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.hdredcarpet.com, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të HD red carpet Albania, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqane.Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.hdredcarpet.com .
HD red carpet Albania nuk mban përgjegjësi nese gjate navigimit ne kete faqe interneti mund te shkarkohen materiale te padeshirueshme apo te pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, HD red carpet Albania nuk eshte pergjegjes per probleme qe mund te lindin per shkak te mungeses se antivirusit, firewall-it apo browser te pa perditesuar ne kompjuterin e vizitorit gjate hyrjes ne faqen e HD red carpet Albania. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. HD red carpet Albania mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte HD red carpet Albania të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.