Anullimi i Porosisë.
Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga HD red carpet Albania të kushteve të dorëzimit të parashikuar në Pikën më sipër, duke njoftuar me email në adresën [email protected] ose në numrin e telefonit të shërbimit: +355 69 600 9769.
Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga HD red carpet Albania vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte. Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 4 ditë nga marrja e kërkesës nga HD red carpet Albania. Në rastin e kryerjes së një blerjeje online duke përdorur kartë debiti ose krediti, klienti do të mbulojë komisionet bankare që lindin nga këto dy transaksione.
Kthimi i Produkteve.
Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.
Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga HD red carpet Albania, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar; nëse Produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga HD red carpet Albania. Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.